Duke filluar nga data 1 korrik 2017, Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, do të jetë me një pozicion të ri në Komisionet e organizmit të futbollit europian, me detyrën e nën/kryetarit të Komitetit “Hattrick” në UEFA.
Ky është një vlerësim i lartë në drejtim të kreut të futbollit për këtë përgjegjësi të re, duke marrë parasysh këtu edhe faktin që kryetarët dhe nën/kryetarët e Komiteteve të UEFA-s janë përgjithësisht, edhe anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, transmeton atsh.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBurime nga FSHF bëjnë të ditur se ky vlerësim vjen pas jo pak vitesh eksperiencë në poste të tilla të vetë kreut të FSHF-së, si zv/Kryetar i Parë i Komiteteve ndër më të rendësishmit të UEFA-s, Komiteti i Federatave Kombëtare, por edhe te Komiteti i Kompeticioneve të Ekipeve Kombëtare, në të cilat Presidenti Armand Duka ka qenë pjesë e tyre dhe ku ndër vendimet kryesore që janë marrë ndër vite, spikat edhe vendimmarrja për zgjerimin e formatit të Europianit, me 24 skuadra, apo edhe krijimi i eventit që nis shumë shpejt mes skuadrave përfaqësuese, siç është “Nations League”, apo Kupa e Kombeve.
Komiteti i “Hattrick” është Komiteti me buxhetin më të lartë në UEFA, duke evidentuar këtu edhe faktin që ky organ merret me projektet më madhore që kanë federatat kombëtare të të gjitha vendeve në Europë, si dhe është një formë investimi i projekteve që UEFA ka krijuar që nga viti 2004 për të gjitha vendet anëtare.