Më 31 maj të këtij viti Ilir Avdyli u largua me lot në sy nga stadiumi "Riza Lushta" në Mitrovicë. I ishte shuar ëndrra të paraqitet me skuadrën e Llapit në garat kualifikuese të Ligës së Evropës.
Mundësia shkoi huq, pasi me ekipin e tij humbi në finale të Kupës nga Besa pas ekzekutimit të penalltive, shkruan sot Koha Ditore. Por, ëndrra e tij që të jetë pjesë e një skuadre që garon në Evropë u realizua vetëm pak javë më vonë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPortieri më 26 qershor nënshkroi kontratë me një nga klubet më të organizuara shqiptare, Shkëndijen e Tetovës, skuadër që po merr pjesë në kualifikimet për Ligën e Evropës.
"Llapi ishte klub shumë serioz që synim kishte daljen në Evropë. Ishim afër ta realizonim, por humbëm në finale. E përjetova rëndë, mirëpo personalisht këtë ëndërr e realizova me kalimin te Shkëndija. Kam punuar shumë të jem pjesë e ekipit për këto ndeshje kualifikuese", ka thënë Avdyli.
Portieri 27-vjeçar pranon se kalimi te Shkëndija do të ishte më i vështirë nëse me Llapin do të paraqitej në kualifikimet e Ligës së Evropës...(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.