Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Greenberg zvogëlon listën ku nuk është asnjë amerikan

Përzgjedhësi i Kosovës në basketboll, Brad Greenberg ka përzgjedhur 17 lojtarët që të dielën do të nisin përgatitjet për paraqitje në parakualifikimet për botërorin "Rusia 2019".

Në mesin e 17 lojtarëve të përzgjedhur nuk janë tre amerikanët e natyralizuar, ndërsa jashtë prej ekipit preliminar kanë mbetur edhe Beqë Kovaqi, Mirza Ahmetbashiq dhe Yll Kaçaniku. Greenberg më 16 maj kishte bërë publike listën me emrat 21 lojtarëve, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Më pas në atë listë ishte shtuar edhe Yll Kaçaniku si lojtar i 22-të. Pjesë e listës së parë ishin edhe tre amerikanët, Justin Doellman, Scott Bamforth e Shanwn Jones.

Doellman vjet luajti pesë ndeshje, Bamforth një, ndërsa Jones u paraqit në ndeshje përgatitore. Doellman nuk do të bashkohet këtë verë me Kosovën pas një edicioni plot lëndime te Barcelona me të cilën skuadër është ndarë tashmë. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.