Gianluigi Donarumma dhe zyrtarë të Milanit do të takohen të hënën, për një vendim final në lidhje me vazhdimin e kontratës së tij.
18-vjeçari e refuzoi fillimisht ofertën për rinovimin e kontratës në “San Siro”, por duket se tani ai e ka ndërruar mendjen, transmeton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas të përditshmes italiane “Gazzetta dello Sport”, u prit që Donnarumma të ketë një takim edhe me trajnerin Vincenzo Montella në Ischia, por se ai nuk ka dalë nga shtëpia e tij në Castellammare di Stabia gjatë gjithë ditës dhe një takim i tillë nuk u arrit.
Sipas raportimeve nga italianët thuhet se familja e të riut italian është pro qëndrimit të tij me “Rossonerët”, por mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i vetë portierit dhe menaxherit të tij, Mino Raiola.