Deportivo Alaves e ka konfirmuar transferimin e mesfushorit të Real Madridit, Enzo Zidane, me kontratë trevjeçare.
22-vjeçari debutoi me ekipin e parë të Realit në Bernabeu edicionin që shkoi, duke e zëvendësuar Iscon në fitoren ndaj skuadrës Cultural Leonesa, në të cilën ndeshje shënoi nga një pozitë ballore, transmeton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Deportivo Alaves e mirëpret Enzo Zidanen dhe i dëshiron fatin më të mirë për edicionin e ri”, thuhet në faqen zyrtare të Alavesit.
Enzo u paraqit në 78 ndeshje me ekipin Castilla, skuadra e dytë e Realit, dhe realizoi 7 gola e 15 asistime.