Chelsea ka fituar 122.9 milionë funte nga shitja e lojtarëve brenda gjashtë muajve të vitit 2017 dhe kjo shifër pritet të rritet me hapjen e afatit kalimtar të verës, raporton Goal.
Nathan Ake është lojtari që kompletoi transferimin te Bournemouthi për 20 milionë funte. Në listën e shitjeve pritet të jetë edhe Nemanja Matiq e Diego Costa, të cilët pritet t’ia sjellin Chelseat edhe 80 milionë funte.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShitjet te Chelsea filluan në janar kur Oscar u transferua te ekipi kinez Shanghai SIPG për 52 milionë funte, para se ta shiste Patrick Bamfordin te Middlesbrough për 6 milionë funte.
Chelsea përfitoi 17.2 milionë euro nga shitja e Juan Cuadrados te Juventusi, derisa Christian Atsu u shit te Newcastle Unitedi për 6.2 milionë funte. Në listën e shitjeve është edhe Asmir Begoviqi që u largua në drejtim të Bournemouthit për 10 milionë funte, transmeton Koha.net.
Lyoni pagoi 8.8 milionë funte për sulmuesin Bertrand Traore, të cilit Chelsea ia vendosi një klauzolë riblerje.
“Blutë” fituan 2.7 milionë funte tjera nga shitja e Mohamed Salah te Liverpooli prej Romës për 39 milionë funte.
I fundit në këtë listë është Dominic Solanke që u ble nga Liverpooli për 10 milionë funte.