Peja do të luajë për fitore ndaj Teodos, ndonëse një fitore e thellë ndaj skuadrës nga Mali i Zi, do të mund t'ia prishte planet, shkruan sot Koha Ditore.
Peja e pret Teodon të mërkurën (sot) nga ora 19:00 në palestrën "Karagaçi" në ndeshjen që e mbyll fazën e dytë të garave në Ligën Ballkanike në basketboll. Peja aktualisht është e treta në Grupin D me 7 pikë. Pasi Karposhi është përjashtuar nga garat, Peja e ka të sigurt pozitën e tretë dhe me këtë kalimin në çerekfinale. Por Peja ka gjasa që të ngrihet në pozitën e dytë. Për këtë i duhet fitorja me 21 pikë dallim ndaj Teodos.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTeodo aktualisht është e dyta me 8 pikë, ndërsa Kumanova me 9 pikë tashmë e ka fituar grupin dhe është kualifikuar direkt në gjysmëfinale. Nga grupi tjetër, ai C në gjysmëfinale direkt është kualifikuar Beroe. Kështu, Peja në çerekfinale, në dy ndeshje do të luajë me Kozhuvin, Feni Industries apo Sutjeskën. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.