Sport

Trajneri i Norrkopingut thotë se nuk e pati të lehtë fitoren ndaj Prishtinës

Trajneri i Norrkopingut, Jens Gustafsson, është shprehur i lumtur për fitoren bindëse 5 me 0 në raundin e parë të kualifikimeve për Ligën e Evropës ndaj Prishtinës.

Pas takimit të parë ai ka thënë se kishte vështirësi në përballjen ndaj Prishtinës pasi nuk e njihte mirë skuadrën kundërshtare dhe nuk i dinte cilësitë e futbollistëve të saj.

“Jemi të kënaqur me rezultatin 5 me 0. Nuk ishim të vetëdijshëm në fillim të lojës, por pastaj me kohë filluam të luajmë lojën tonë dhe të sulmojmë e të shënonim. Kemi rezultat pozitiv për ndeshjen e kthimit. Do të jetë krejtësisht ndryshe. Është lloj eksperience e re edhe për ne që të luajmë në Kosovë”, ka thënë ai.

Ai ka lavdëruar Abdul Khalidin duke thënë se ishte shumë futbollist i fuqishëm dhe i rrezikshëm.