Sport

Latifi i jep fitoren Skënderbeut, Tirana pëson në Izrael

Skënderbeu e ka nisur me fitore aventurën në Ligën e Evropës duke e mposhtur ekipin nga Andora, Sant Julian.

Ishte Liridon Latifi ai që i siguroi fitoren ekipit shqiptar, duke shënuar në minutën e 69, që ishte i vetmi në këtë ndeshje, raporton Koha.net.

Kurse Tirana u mposht në udhëtim te Maccabi Tel Avivi me rezultat prej 2 me 0.

Golin e parë për vendasit e shënoi Cohen në minutën e 27, pas asistimit nga Atzili.

Epërsinë e dyfishoi Dasa, duke shënuar në minutën e 64.

Ndeshjet e kthimit zhvillohen një javë më vonë. Skënderbeu luan si mysafir, kurse Tirana vendas.