Dështimi për t'i mbuluar futbollistët e Vikingurit në fazën e mbrojtjes dhe qarkullimi i ngadaltë i topit në mesfushë nga futbollistët e Trepçës '89, sipas njohësve të futbollit në Kosovë, janë faktorët kryesorë që kanë ndikuar në humbjen e kampiones kosovare në debutimin e saj në gara evropiane.
Trepça '89 të martën mbrëma në kryeqendrën e Ishujve Faroe e humbi ndeshjen e parë kualifikuese për Ligën e Kampionëve nga Vikinguri me rezultatin 2:1. Ekipi nga Mitrovica dy golat i pësoi nga afërsia e portës, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë të dyja rastet mbrojtja e mitrovicasve dështoi t'i mbulojë ata të Vikingurit. Vikinguri, golin e parë e shënoi me kokë nëpërmjet Gunnar Vatnhamarit në minutën e 17-të, kurse të dytin në minutën e 73-të nëpërmjet Adeshina Lawalit. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.