Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Prishtina është gati për të shkruar historinë në Suedi

Kapiteni i Prishtinës, Armend Dallku, nuk e sheh mision të pamundur suksesin kundër Norrkopingut, sado që suedezët e llogarisin veten favorit, sikur edhe kompanitë e mëdha të basteve.

Të mërkurën mbrëma, një ditë para ndeshjes së parë të raundit të parë të Ligës së Evropës, Dallku ka thënë se për këtë duhet që ai dhe bashkëlojtarët të kenë vullnet e guxim, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Për këtë, trajneri i Prishtinës, Arsim Thaqi, e ka plotësuar atë gjatë konferencës për media të mbajtur në Norrkoping, ku të enjten do të luhet ndeshja (20:00), duke thënë se këto i kanë të gjithë futbollistët në Kosovë, për shkak edhe të izolimit të gjatë.

Natyrshëm, Thaqi si trajner është shprehur më i matur rreth ndeshjes që e pret skuadrën e tij, ndërkohë kapiteni Dallku është shprehur shumë më optimistë. Ai pret që në stadiumin "Norrkopings Idrottsparken" kundër Norrkopingut, ta kenë mbështetjen e shqiptarëve që jetojnë në Suedi dhe vendet përreth. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.