Sport

Dy futbollistë konfirmojnë kalimin te Milani

Descriptive Text

Dy futbollistët Italian, Fabio Borini dhe Andrea Conti kanë bërë të ditur se kalimi te Milani është vetëm çështje kohe.

Sulmuesi i Sunderlandit, Fabio Borini ka arritur në Milano sot për të kryer testet mjekësore para zyrtarizimit të transferimit të tij për 6 milionë euro, transmeton Koha.net.

“Jam i lumtur të jem këtu”, është shprehur Borini me të mbërritur në aeroportin e qytetit të Milanit, Malpensa.

Kurse Andre Conti ka thënë se Atalanta dhe Milani nesër do të takohen për të finalizuar marrëveshjen.

“Milani është mundësi, dhe sapo u bë një mundësi vendosa të bashkohem me Milanin. Do të shohim se çfarë do të ndodhë. E di që nesër klubet do të takohen për të arritur marrëveshjen. Ky transferim do të ishte një ëndërr e bërë realitet”, është shprehur mbrojtësi për MilanNews.it.