Për dhjetë ditë me radhë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë do të mbahet edicioni i dytë i turneut të futbollit të vogël, "Meridian Express Tournament 2017".
Në fushën e improvizuar do të luajnë rreth 400 lojtarë, të cilët do të ndahen në 16 ekipe.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFëmijët do të jenë në 16 ekipe dhe skuadrat veterane me 4 ekipe.
Turneu do të fillojë me 4 korrik për nder të Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve. Ndeshja e parë do të zhvillohet mes ambasadës amerikane dhe Policisë së Kosovës.
Ndeshje revyale do të zhvillohet mes ekipeve të Down Syndrome Kosova.
Ky aktivitet është i përkrahur nga Zyra e Kryeministrit, Komuna e Prishtinës, Ministria e Sportit dhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale.