Juventusi ka mposhtur 3 me 1 Napolin në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Italisë, për t’iu afruar edhe më shumë finales së madhe.
“Zonja e Vjetër” arriti këtë fitore të rëndësishme duke u kthyer nga disavantazhi i pjesës së parë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoJose Callejon shënoi golin e parë në ndeshje në minutën e 36-të, që doli të ishte goli i vetëm për Napolin.
Në pjesën e dytë, Paulo Dybala barazoi gjithçka në fillim me një gjuajte të saktë nga penaltia.
Në minutën e 64-të, ish-sulmuesi i Napolit, Gonzalo Higuain, kaloi Juven në epërsi, ndërsa fitoren e vulosi Dybala me një tjetër gol nga pika e bardhë.
Takimi i kthimit zhvillohet më 5 prill.