Ka vdekur sot Agim Maloku, legjendë e klubit të Lirisë dhe anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FFK-së.
Në telegram ngushëllimin që ka dërguar Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, shkruhet se ndarja nga jeta e Malokut është humbje për Lirinë, për FFK-në de futbollin e Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Legjenda e Lirisë, Agimi, ka qenë një prej futbollistëve të shquar i cili i ka qëndruar besnik klubit, duke e përfunduar karrierën aty. Ai, me angazhimin e tij, ka qenë i përkushtuar edhe në Federatën e Futbollit të Kosovës, që prej fillimit të pavarësimit të futbollit të Kosovës deri në ndërkombëtarizimin e tij, në UEFA e FIFA”, thuhet në telegramin e MKRS-së.
“Me kontributin e tij, Agimi, ka bërë që të jetë mik i respektuar i tërë atyre që e kanë njohur në botën e futbollit, të jetë i vlerësuar dhe fjala e tij të zë vend. Ne e kujtojmë me pietet dhe respekt angazhimin dhe kontributin e tij të çmuar dhënë për futbollin e Kosovës”.