Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Më në fund, himni i “Championsit” intonohet edhe për Kosovën

E marta është një ditë e zakonshme për futbollin evropian. Si çdo ditë tjetër, luhen dhjetëra ndeshje nëpër vende të ndryshme të Kontinentit të Vjetër, shkruan sot Koha Ditore.

Ndër të tjera luhen edhe katër ndeshjet e para të raundit të parë eliminator të Ligës së Kampionëve, që për nivelin elitar evropian nuk çojnë peshë thuajse fare.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Për futbollin kosovar, e marta e fundit e qershorit është një ditë për t'u shënuar. Për herë të parë një skuadër e futbollit nga Kosova do të luajë ndeshje evropiane. Është kampionia Trepça '89 që të martën (sot) nga ora 20:00 përballet me Vikingurin e Ishujve Faroe.

Ndeshja do të luhet në stadiumin "Torsvollur" në Torshavn, kryeqendrën e Ishujve Faroe. Është kjo njëra prej katër ndeshjeve të para të raundit të parë eliminator të Ligës së Kampionëve. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.