Besar Halimi është ndarë me skuadrën e Mainzit dhe është bërë me skuadër të re, pasi është transferuar te kampioni i shumëfishtë i Danimarkës, Brondby IF.
Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e skuadrës daneze në Twitter, derisa e paraqet në një fotografi Halimin me fanellën me numrin 18.
Halimi është edhe pjesë e Përfaqësueses së Kosovës, por që nuk është ftuar në dy ndeshjet e fundit. Me Mainzin, Halimi pati kontratë, mirëpo gjatë sezonit pranveror është paraqitur vetëm me ekipin e dytë.