Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sadiku mund të vazhdojë karrierën në Izrael

Shënoi dy gola ndaj Izraelit, dhe e ardhmja e tij pritet të jetë pikërisht në këtë vend. Bëhet fjalë për sulmuesin kuqezi, Armando Sadiku.

Në drejtim të tij ka ardhur një ofertë shumë joshëse nga Maccabi Haifa, raporton albinfo.ch.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas mediave izraelite, gjatë kësaj jave do të vendoset për të ardhmen e sulmuesit, i cili ka shënuar golin e vetëm për Shqipërinë në Kampionatin Evropian.

Ai është lojtar i Zurichut, kurse nga janari luajti për Luganon, duke shkëlqyer dhe duke e dërguar në Ligën e Evropës.