Investitorët kinezë kanë shpenzuar miliona euro për blerjen e skuadrave të futbollit në Evropë si Milan, Inter e Aston Villa. Por, kur investitorët evropianë përfundimisht morën aksione në një klub kinez, synimet e tyre ishin të vogla. Në të vërtetë, ishin shumë më të ulëta.
Një grup i investitorëve nga Spanja, përfshirë këtu edhe ish-presidentin e Barcelonës, së fundi janë futur në ekipin Beijing Institute of Technology (BIT), duke u bërë investitorët e parë të huaj në një skuadër nga Kina, përcjell Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSkuadra garon në divizionin e tretë të Kinës dhe kur arritën investitorët spanjollë, në ekip gjetën futbollistë në mbipeshë që kishin zakon shumë të keq: ngrënien e ëmbëlsirave gjatë ndeshjes, shkruan AFP.
Grupi spanjoll "CSSB", ka ambicie të mëdha me ekipin pas blerjes së pjesës më të madhe të aksioneve për një shumë të pazbuluar të të hollave, por që supozohet të jetë e ulët...(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.