Prej peshkatarëve të detit e deri te banorët nëpër qytete që po kërkojnë një mënyrë aktive të jetesës, India kohët e fundit po e përjeton një rritje të vazhdueshme të numrit të surfistëve.
Një fëmijë i vogël qëndron me siguri të plotë mbi dërrasë derisa surfon nëpër dallgët e rrëmbyeshme. Së shpejti djaloshi zhduket në dallgë, për t'u shfaqur disa sekonda më vonë ku qëndron prapë mbi dërrasë, duke bërë manovrime elegante, shkruan BBC.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjë turmë e vendasve që janë mbledhur për të përcjellë djaloshin shpërthejnë në brohoritje me zë të lartë. 12-vjeçari po vallëzon nëpër dallgë pas triumfit në garën e tij të parë të surfimit, përcjell Koha Ditore.
Djaloshi quhet Akhilan, kurse atij surfimi i është prezantuar para pesë muajve nga një grup i surfistëve më të vjetër të lagjes, të cilët kanë parë interesimin e tij të madh për këtë sport të ri që po e pushton gradualisht Indinë.
I lindur në një familje peshkatarësh në Mahabalipuram, qytet që gjendet në shtetin jugor të Tamin Nadu, për Akhilanin tashmë "surfimi është vetë jeta". Një djalë i turpshëm në tokë, ai tani është një sportist i patrembur dhe natyral në ujë...(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.