Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gjilani hap “Murin e Kujtimeve” me fotografi të sportistëve prej disa dekadave

Komuna e Gjilanit ka bërë sot hapjen e “Murit të Kujtimeve” me fotografi të klubeve të ndryshme, të lojtarëve e organizimeve rinore, përkatësisht në stadiumin ndihmës të futbollit, në palestrën e sporeve “Bashkim Selisha-Petriti” dhe në Shtëpinë e Rinisë, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Në këto ngjarje ka marrë pjesë kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, e sportdashës të të gjitha kategorive.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Me anë të këtyre fotografive i kujtojmë edhe ata që nuk janë në mesin tonë sepse klubi i parëi futbollit Drita është themeluar para disa dekadave, për t’u themeluar edhe Gjilani më vonë, pastaj klubet tjera në të gjitha kategoritë e sportit. Me anë të këtyre fotografive ne po i qesim në pah figurat tona sportive e klubet,që janë emblemë e sportit gjilanas”, ka thënë Haziri.

Më tutje thuhet se gjatë ditëve në vazhdim do të vendosen edhe fotografitë gjyqtarëve, punëtorëve sportivë, e kategorive të tjera.

Komuna e Gjilanit u bënë thirrje të gjithë atyre që posedojnë fotografi të vjetra, t’i sjellin në Njësinë e Sportit, në mënyrë që të vendosen nëpër muret e institucioneve.

{gallery}