Southamptoni ka konfirmuar Mauricio Pellegrinon trajner të klubit, transmeton Koha.net.
45 vjeçari argjentinas do ta zëvendësojë Claude Puel, i cili ishte shkarkuar pas një sezoni, raporton BBC.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPellegrino udhëhoqi Alavesin, me të cilën arriti të shkojë në finale të Kupës së Mbretit për të humbur nga Barcelona, ndërsa përfundoi në vendin e nëntë në La Liga me klubin që u promovua një vit më parë në La Liga.
Ai ka nënshkruar kontratë tre vjeçare, ndërsa thotë se, “filozofia ime dhe kultura e klubit do të punojnë shumë mirë. Dua të fitoj ndeshje, të jem i suksesshëm dhe të zhvilloj shpirtin ekipor ku të gjithë japin 100 për qindëshin dhe mbështet njëri-tjetrin”.
#SaintPellegrino
— Southampton FC (@SouthamptonFC) June 23, 2017
Read the full story as Mauricio Pellegrino signs a three-year deal as #SaintsFC boss: https://t.co/V2dslZdDD9