Basketbollisti më i ri i Kosovës ka nisur më herët përgatitjet se të gjithë bashkëlojtarët e tij.
Vetëm një ditë pasi mori lejen nga FIBA dhe Federata e Sllovenisë, për ta përfaqësuar Kosovën, Erjon Kastrati së bashku me ish-trajnerin, Ibrahim Karabeg, ka vazhduar përgatitjet në pallatin e Sporteve në Prishtinë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër parakualifikimet e Kosovës Erjon Kastrati dhe Gëzim Morina, janë dy përforcimet e mëdha, të cilët ishin pjesë e përfaqësueseve të Sllovenisë, transmeton KTV.
Por, ardhja e Kastratit te Përfaqësuesja e Kosovës, nuk ka qenë fare e lehtë.
Përforcimi i ri i Kosovës, shpreson në paraqitje të mira duke garantuar maksimumin për fanellën e Kosovës
22-vjeçari ka folur edhe për trajnerin amerikan të Kosovës, Brad Greenberg, duke pasur vetëm fjalë të mira për këtë të fundit.
Erijoni e ka mbyllur edhe një sezon në kampionatin e Sllovenisë, me ekipin e tij Kërka, duke zbuluar se i ka përfunduar kontrata me këta të fundit
Basketbollisti prishtinas ka zbuluar se është kontaktuar nga drejtuesit e Sigal Prishtinës, duke lënë gjithçka të hapur.
Kastrati, së bashku me pjesën tjetër të basketbollistëve, do të grumbullohen më 1 korrik për parakualifikimet e Botërorit “Kina 2019”.
Kosova është në grupin C me Maqedoninë dhe Estoninë, me ndeshjet e parakualifikimeve do të zhvillohen prej 2 deri më 9 gusht.
Dy ekipet që plasohen në dy pozitat e para e sigurojnë pjesëmarrjen në ciklin kryesor kualifikues që fillon në nëntor të vitit 2017.