Përkundër raportimeve për një kalim të mundshëm te Marseille, Carlos Bacca, ka konfirmuar se do të qëndrojë te Milani edhe për sezonin e ri.
Klubi italian transferoi Andre Silvan dhe kanë shprehur interesim për Nikola Kaliniqin e Fiorentinës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMediat italiane raportojnë se Bacca nuk është në planet e Vincenzo Montellas dhe pritej që të kalonte në ligën franceze.
“Është afati kalimtar, gjithmonë përmenden emrat nëpër media”, ka thënë Bacca për El Heraldo.
“Jam i qetë dhe i lumtur te Milani. Më pëlqen atje dhe kam edhe tre vjet në kontratën time. Do të qëndroj dhe do të jem atje për të vazhduar stërvitjet më 5 korrik”.