Manchester Unitedi ka rivalizuar Chelsean për të siguruar shërbimet e Robert Lewandowski, i cili raportohet se është i pakënaqur te Bayern Munichu.
28-vjeçari raportohet se është i pakënaqur me Bayernin, me agjentin e tij Maik Barthel që ka pohuar se stafi dhe lojtarët nuk e kanë përkrahur sa duhet kah fundi i sezonit kur ai donte të përfundonte si top-golashënues në ligë, edhe në momentet kur luajti me dhimbje dhe lëndim në shpinë, raporton Daily Mail.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLewandowski vazhdoi kontratën deri në vitin 2021, por komentet e agjentit të tij kanë rritur gjasat për një largim nga Bayerni gjatë verës.
Kampioni gjerman do të kërkonte shumë më të madhe se 86 milionë funte kur Unitedi i ofroi për Thomas Mullerin dy vjet më parë.