Klubi i futbollit Prishtina është përforcuar edhe me një lojtar për garat kualifikuese të Ligës së Evropës. Në radhët e saj ka transferuar një futbollist nga Gana. Bëhet fjalë për futbollistin e krahut të majtë, Abdul Bashiru.
Ganezi së fundi ishte huazuar te skuadra elitare e Ganës, Dremas. Ai është pjesë e skuadrës tjetër elitare të Ganës, Bechem United, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLajmin për arritjen e marrëveshjes e ka bërë të ditur të martën për gazetën, trajneri Arsim Thaqi. Ardhjen në Prishtinë e ka konfirmuar edhe vetë futbollisti 25-vjeçar. Ai për gazetën ka theksuar se ndihet i lumtur që do të jetë pjesë e Prishtinës.
Thaqi ka theksuar se bëhet fjalë për një lojtar kualitativ. Ai shpreson që në dispozicion ta ketë qysh në ndeshjen e parë, debutuese për Prishtinën në kualifikime për Ligën e Evropës. Prishtina në raundin e parë kualifikues do të luajë ndaj Norrkopingut. Ndeshjen e parë e luan më 29 qershor në Suedi, të kthimit pas një jave në Mitrovicë.
Po të martën klubi Prishtina njoftoi se ka aranzhuar edhe një miqësore para sfidës së vështirë në Suedi. Të shtunën, më 24 qershor nga ora 17:00 do të luajë kundër Partizanit të Tiranës në stadiumin e Laçit. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.