Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Jovetiqi ka marrë oferta nga disa klube evropiane

Agjenti i sulmuesit të Interit, Stevan Jovetiq, ka thënë se disa skuadra angleze kanë dërguar ofertë për klientin e tij këtë verë.

27-vjeçari pritet të largohet nga San Siro kur të hapet afati kalimtar, pas një sezoni të kaluar si i huazuar te Sevilla, ku shënoi shtatë gola në 24 ndeshje.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sevilla ka përjashtuar mundësinë e transferimit permanent, por agjenti i tij shqiptar Fali Ramadani ka konfirmuar se ish-sulmuesi i Manchester Cityt ka tani oferta nga shumë skuadra evropiane.

“Jovetiqi ka shumë oferta. Nga vijnë ato? Anglia, Gjermania, Franca dhe klubet spanjolle. Është turp që për çështje ekonomike, Jovetiq nuk mund të luajë te Sevilla”, ka thënë Ramadani për mediat, pasi u kuptua se Sevilla nuk pranon të paguajë shifrën që kërkon Interi.

Kontrata aktuale e Jovetiqit me Interin nuk skadon deri në qershor të 2019-ës.