UEFA ka konfirmuar se RB Leipzig dhe Salzburgu janë pranuar në Ligën e Kampionëve për sezonin 2017-18.
Dy klubet ishin në dyshim nëse do të lejohet të marrin pjesë në garat evropiane për shkak se të dyja udhëhiqen nga Red Bulli dhe që ishte potencialisht kundër Artikullit 5, që nuk lejon dy skuadra me të njëjtin pronar të marrin pjesë në këtë garë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSalzburgu arriti të sigurojë kualifikimin pasi u bë kampion i Austrisë, ndërsa Leipzigu doli i dyti pas Bayernit në Gjermani.
Leipzigu ka kaluar direkt në fazën e grupeve, ndërsa Salzburgu do të takohet me Hibernians ose Tallinnin në raundin e dytë kualifikues.