Mbrojtësi i Prishtinës, Liridon Leci nuk e ka të ndaluar hyrjen në Suedi, shtet në të cilin u akuzua tre vjet më parë për kurdisje të ndeshjeve sa ishte futbollist i ekipit Landskrona.
Por, 32-vjeçari nuk e di se si do të pritet në Suedi, kur me Prishtinën do ta luajë ndeshjen e rrethit të parë kualifikues për Ligën e Evropës kundër Norrkopingut, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo ndeshje luhet më 29 qershor. Për Prishtinën, pjesëmarrja në garat evropiane është debutuese, pas pranimit të Kosovës në UEFA e FIFA më 2016, shkruan sot Koha Ditore. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.