Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Perezi konfirmon interesimin për dy lojtarë

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka konfirmuar se klubi është i interesuar për Kylian Mbappen e Monacos dhe portierin e Milanit, Gianluigi Donnarumma.

Tinejxheri i Monacos është lidhur me një kalim te Reali për një shumë të majme parash dhe shihet si lojtari që mund të blihet me paratë nga shitja e Cristiano Ronaldos, i cili raportohet se ka kërkuar largimin nga Spanja.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Zidane e ka parë kur ai ishte 16-vjeçar. Atij i pëlqen shumë”, ka thënë Perez për Onda Cero.

“Nuk e transferuam për shkak të moshës. Mbappe ka stil dhe do të bëhet njëri prej më të mirëve. Ne e pëlqejmë atë, natyrisht”, ka shtuar presidenti i Realit.

Donnarumma, 18-vjeçar, ka refuzuar kontratën e Milanit dhe në verën e ardhshme do të jetë lojtar i lirë. Real Madridi tashmë ka shprehur interesim për transferimin e italianit.

“Të gjithë thonë se ai është lojtar i madh, se do të jetë pasardhës i Buffonit. Ka sjellje të mira. Natyrisht se jemi duke e monitoruar, por nuk flasim se çfarë do të bëjmë me dy lojtarët”.