Pas një edicioni ku nuk shfaqi formën më të mirë dhe pas përgatitjeve që nuk po përfshijnë ndeshje të forta testuese, Prishtina do të përballet me një skuadër që mund të jetë në formën më të mirë të mundshme, shkruan sot Koha Ditore.
Prishtina të hënën ka mësuar rivalin e parë në gara evropiane, përkatësisht në raundin e parë kualifikues të Ligës së Evropës. Përballë skuadrës që vlerësohet më e madhja në vend, do të jetë IFK Norrkoeping i Suedisë, që po kalon formë të lartë në ligën "Asllvenskan".
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdeshja e parë do të luhet në Norrkoeping të Suedisë më 29 qershor, ndërsa e kthimit më 6 korrik në stadiumin "Adem Jashari" në Mitrovicë. Liga e Evropës është niveli i dytë dhe i fundit i garave evropiane për klube në futboll, ndërsa në fazën e parë kualifikuese paraqiten plot 100 skuadra.
Pasi Prishtina për herë të parë e përfaqëson Kosovën në gara evropiane, ajo në short u fut si e fundit në ranglistën e jobartësve, me koeficient zero. Përballë do të ketë skuadrën e rreshtuar si e 26-ta në mesin e 50 bartëseve të raundit të parë eliminator. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.