Rusia përjetoi një lehtësim të shtunën, pasi ekipi i futbollit e fitoi ndeshjen hapëse të Kupës së Konfederatave dhe vendi demonstroi se njëra prej fushave më problematike për Kampionatin Botëror ishte e përshtatshme për ndeshjet ndërkombëtare.
Përfaqësuesja e Rusisë mposhti 2:0 Zelandën e Re në stadiumin e Shën Petersburgut para 50 mijë e 251 njerëzve në tribuna, përfshirë edhe presidentin Vladimir Putin dhe presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, i cili iu drejtua turmës para fillimit të ndeshjes, shkruan Reuters, transmeton “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Fakti që kreu i shtetit erdhi në ndeshje është njëra prej anëve më pozitive, por gjithashtu edhe një përgjegjësi shtesë”, tha seleksionuesi i Rusisë, Stanislav Cherchesov. “Më duket se ne si shtet dhe ekip, detyrat i kemi kryer me përpikëri deri më tani”... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.