Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ronaldo refuzon konferencën për media pas ndeshjes ndaj Meksikës

Ylli portugez Cristiano Ronaldo ka refuzuar të përgjigjet në konferencën për media pas ndeshjes ndaj Meksikës në Kupën e Konfederatave, pas raportimeve se është shprehur i gatshëm të largohet nga Real Madridi.

Kapiteni i Portugalisë u zgjodh Futbollisti i ndeshjes në barazimin 2 me 2, duke u detyruar të marrë pjesë në konferencën pas ndeshjes.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Megjithatë, sipas raportimeve, ai nuk do të marrë pjesë në asnjë konferencë për këtë ndeshje apo edhe për të ardhmen.

Në mediat botërore po raportohet se Ronaldo ka shprehur dëshirën për largim dhe destinacioni i radhës besohet të jetë Manchester Unitedi.