Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Portugalia dhe Meksika barazojnë në Kupën e Konfederatave

Portugalia dhe Meksika kanë barazuar 2 me 2 në xhiron e parë të Grupit A në Kupën e Konfederatave.

Kampioni evropian kaloi i pari në epërsi në minutën e 34-të përmes Ricardo Quaresmas. Rezultatin e barazoi Chicharito tetë minuta më pas.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në pjesën e dytë Alves Cedric në minutën e 86-të shënoi golin e radhës për portugezët dhe kur pritej që ndeshja të mbyllej me fitore të evropianëve, në skenë doli Hector Moreno që në minutën e dytë shtesë barazoi gjithçka.

Ekipet kanë nga një pikë në pozitat dy dhe tre. Pozita e parë mbahet nga Rusia që ka mposhtur Zelandën e Re 2 me 0.