Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, raportohet se ka refuzuar shansin për t’u bërë trajneri më i paguar në botë, për të qëndruar te “Topçinjtë” deri në fund të sezonit.
Spekulimet për të ardhmen e Wengerit janë shtuar shumë së fundmi, pas formës së dobët të londinezëve dhe se francezi është në fund të kontratës së tij.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoWenger nuk ka njoftuar a do të vazhdojë kontratën me klubin anglez, por ka konfirmuar se do të vazhdojë me menaxhim edhe nëse largohet nga Arsenali.
“Telegraph” raporton se një klub kinez i ka ofruar Wengerit pagë 30 milionë funte në vit, por ai ka refuzuar këtë ofertë për të mbetur me Arsenalin.
Sipas këtij raportimi Real Madridi është destinacioni i preferuar i tij nëse largohet nga Arsenali.