“Kam paguar detyrimet e mia për sportin”.
Ryan Burnett qesh derisa thotë këto fjalë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi mbi syrin e tij të djathtë ka një plagë të madhe, që u desh të qepej, plagë që mori në luftën për titull të botës në versionin IBF në kategorinë bantam në boks, të cilën boksieri nga Belfasti e fitoi të shtunën mbrëma ndaj Lee Haskinsit, shkruan BBC, transmeton “Koha Ditore”.
Planet janë bërë tashmë për të vizituar një kirurg plastik në Londër, por Burnett nuk është duke u ankuar, ndonëse është i hutuar me vlerësimin e një anëtari të jurisë që vlerësoi meçin në dëm të tij dhe i mohoi fitoren me vendim unanim, ndonëse Burnett dominoi tërësisht dhe fitoi ngushtë 2:1.
Federata Britanike e Boksit (BBBofC), ka insistuar që amerikani Clark Sammartino kurrë të mos vlerësojë një meç boksi më në Mbretëri të Bashkuar dhe IBF-ja, të hënën, ka thënë se rezultati zyrtar do të rregullohet në mënyrë të drejtë.
Në të vërtetë, Burnett 25-vjeçar është përballur me gjëra më të rënda në disa raste gjatë karrierës së boksit... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.