Angazhimi i trajnerëve të rinj me një përvojë fare të vogël në nivelin profesional, duket se është bërë trend kohët e fundit te skuadrat e Bundesligës.
Mirëpo, këtë trend nuk po e përcjellin edhe ekipet e ligave të tjera, pasi askush nuk e di se çfarë po qëndron prapa këtij trendi në Bundesligë dhe për çfarë arsye po punësohen trajnerët që kanë moshë të re dhe pak përvojë, shkruan DW, transmeton “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVetëm fundjavën e shkuar, skuadra e divizionit të parë nga Kina, Beijing Guoan njoftoi se për trajner ka angazhuar Roger Schmidtin.
“Roger Schmidt është një shembull i shquar për trajnerët e rinj gjermanë”, shkroi klubi kinez në njoftim për Schmidtin, i cili në muajin mars u shkarkua nga Bayer Leverkuseni.
Duket se klubi kinez nuk ka pasur njohuri për Schmidtin, i cili është 50-vjeçar dhe larg nga ajo që quhet “e ardhme”. Po ashtu, klubi kinez me këtë veprim tregoi se nuk di asgjë as për Bundesligën... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.