Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dy vëllezër super të shpejtë në dy sporte të ndryshme

Java e kaluar ishte për t'u shënuar, për dy vëllezërit Ahmeti nga Mitrovica. I madhi, Edisi, të enjten vendosi rekord të ri të Kosovës në vrapim 100 metra. I vogli, Ergyni, një ditë më vonë zyrtarizoi lëvizjen e madhe në karrierë - firmosi për Prishtinën.

Të dy po bëjnë hapa të mëdhenj në karrierën sportive, i pari në atletikë, i dyti në futboll. Të dy e kanë anë të fortë shpejtësinë, ndërsa janë në sporte ku ajo është kyç, shkruan sot “Koha Ditore”. Shpejtësinë e kanë të lindur dhe ajo të paktën Edisit po i ndihmon të bëjë histori kosovare të disiplinës më atraktive të mbretëreshës së sporteve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Edis Ahmeti 24-vjeçar tashmë ka dy kohërat më të mira në 100 metra vrapim në Kosovë. Rekordin që ishte në fuqi për afro tri dekada e theu qershorin e kaluar, ndërsa javën e kaluar përmirësoi rekordin e vetë. Nuk e ka ndërmend të ndalet, synon të vrapojë nën 10.50 sekonda... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.