Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shiu ndryshon lokacionin e miqësores Prishtina - Kosova U19

KF Prishtina ka mbajtur sot paradite seancën e fundit stërvitore në Gjakovë dhe pasdite është rikthyer në kryeqendër.

Klubi ndërkaq, përmes një njoftimi në faqen e tij në Facebook, ka bërë me dije se ndeshja miqësore me Përfaqësuesen e Kosovës U19 e paraparë të luhej nesër në Kastriot, nuk do të zhvillohet aty pas të reshjeve të shiut.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ndeshja patjetër që do të zhvillohet nesër, por fusha se ku do të luhet caktohet paradite dhe iu njoftojmë me kohë”, thuhet në këtë njoftim.