Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona shkëput kontratën me kosovarin e natyralizuar, Justin Doellman

Basketbollisti amerikan, Justin Doellman, i ka ndarë rrugët me klubin e tij të deritashëm, Barcelonën.

Klubi, përmes uebfaqes së saj zyrtare, ka bërë me dije se nuk e ka vazhduar kontratën me kosovarin e natyralizuar, Doellman.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Justin Doellman do të vazhdojë të jetë pjesë e Barcelonës. Klubi ka vendosur të mos e ushtrojë klauzolën të cilën e kishte lojtari nga Amerika Veriore për të mbetur në FC Barcelona. Klubi e falënderon Doellmanin për përkushtimin e tij në tre sezonet e kaluara gjatë së cilave ka veshur fanellën e Barçës dhe i dëshiron fat në të ardhmen, si në sferën personale ashtu edhe në atë profesionale”, ka shkruar klubi në faqen e tij në internet, raporton Koha.net.

Kujtojmë se Doellman kishte pranuar të merrte nënshtetësinë e Republikës së Kosovës, bashkë me dy amerikanët tjerë, Scott Bamforth e Shawn Jones, për t’ju bashkuar ekipit të përfaqësueses së Kosovës e cila po merrte pjesë për herë të parë në garat ndërkombëtare, gjegjësisht në eliminatoret e “Eurobasket 2017”.

Image

Pas lajmit për natyralizimin e tij, Miguel Cardenal, sekretar shtetëror i Sportit në Spanjë, pati deklaruar për “El Mundo Deportivo” se Doellmanit nuk do t’i lejohet të paraqitet për klubin spanjoll për shkak se shteti i Spanjës nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

“Këtë shtet nuk e njeh Spanja, prandaj as lojtari e as kushdo tjetër nuk do të mund të merr ndonjë status të caktuar të ndërlidhur me një shtetësi të cilën Spanja nuk e njeh”, kishte deklaruar Cardanel.

Megjithatë, ylli i përfaqësueses së Kosovës, Justin Doellman, kishte vazhduar edhe për një stinor kontratën me ekipin e Barcelonës edhe pas paraqitjes për Kosovën.