Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Serbët e Kosovës s’pranojnë shansin për të dalë nga amatorizmi

Ndonëse mezi ekzistojnë dhe kanë telashe të shumta, klubet e përbëra nga serbët e që i kanë selitë në territorin e Kosovës nuk e kanë ndërmend të inkuadrohen në garat që i organizon Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), që për shumë njohës të futbollit do të mundë të ngrinte nivelin e këtyre klubeve, shkruan sot Koha Ditore.

Këto klube, që janë të nivelit të thellë amator, garojnë në gara të Federatës së Futbollit të Serbisë. Mediumi i njohur beogradas "b92.net" të enjten ka publikuar një shkrim të gjatë për situatën e klubeve të serbëve nga Kosova. Gjendja e këtyre klubeve është shumë e rëndë, ndër të tjera, përballen edhe me mungesë të lojtarëve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në fakt, bëhet fjalë për ekipe amatore, që mblidhen rrallë, e assesi për klube të organizuara me strukturë të qartë, siç janë tash klubet e Superligës dhe të Ligës së Parë të Kosovës në futboll.

Graçanica është prej ekipeve më të organizuara serbe. Jo shumë kohë më parë Graçanica mori leje nga FFK-ja për të organizuar një ndeshje miqësore me Cërvena Zvezdën e Beogradit. Natyrisht, ndeshja u përdor për fyerje ndaj shqiptarëve, për të shpalosur simbole serbe dhe për thirrje nacionaliste. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.