Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Partneres së dikurshme të Ostapenkos nuk iu bë me kohë pasaporta e Kosovës

Në kohën kur Jelena Ostapenko po bëhej gati për t'u paraqitur në finale të grand slamit "Roland Garros", partnerja e saj e dikurshme, Donika Bashota, po përballej me dilemën nëse shteti i Kosovës do të kryente punën e tij dhe do ta pajiste me kohë me pasaportë, shkruan sot Koha Ditore.

Ndërkohë, Ostapenko të shtunën fitoi njërin prej katër turneve më të mëdhenj në botë të tenisit, ndërsa Bashota mësoi se ajo nuk do të pajiset me kohë me pasaportë të Kosovës për ta përfaqësuar vendin e origjinës në Fed Cup. Sikur kjo të mos mjaftonte, Përfaqësueses së Kosovës në tenis për femra nuk iu dhanë viza për të hyrë në Moldavi, ku këtë javë është dashur të garojë në Fed Cup.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ishin këto dy goditje të rënda për tenisin në vend, që i ka përjetuar rëndë Bashota, tenistja që kishte udhëtuar nga SHBA-ja dhe kishte lënë gjëra keq atje, për të prezantuar me krenari Kosovën.

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.