Nolito ka thënë se menaxheri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka humbur besimin në të, por akoma pret që klubi anglez të kërkojë shifër të madhe për shërbimet e tij.
Anësori do të pranonte një ofertë të mundshme nga Celta Vigo ose Sevilla, dy ekipet që kanë shprehur interesim për shërbimet e tij.
“Prej dhjetorit e deri në verë, unë kam luajtur shumë pak”, ka thënë Nolito për El Larguero. “Unë dua të luaj dhe nëse më vjen rasti unë dua të largohem dhe të rikthehem në Spanjë”.
“Dua të luaj dhe të jem i lumtur. Nuk mendoj se Guardiola ka besim tek unë”, ka thënë veç të tjerash ai.