Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zyrtare: Donnarumma nuk vazhdon me Milanin

Gianluigi Donnarumma nuk do të vazhdojë kontratën me klubin e Milanit.

Lajmi u zyrtarizua pas takimit të agjentit të lojtarit, Mino Raiola, me klubin e Milanit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

18-vjeçari ishte ndër më të kërkuarit në Evropë, ndërsa tani mbetet Real Madridi dhe PSG si opsionet kryesore për të ardhmen e tij.

“Raiola na njoftoi se Donnarumma ka vendosur të mos vazhdojë kontratën me Milanin. Ne i kemi bërë një ofertë, futbollisti e shikoi dhe nuk ishin vetëm problemet ekonomike, por ai tha se nuk dëshiron të vazhdojë me Milanin dhe do të largohet më 30 qershor 2018”, ka thënë Marco Fasone i Milanit, duke shtuar se klubi është zhgënjyer nga ky veprim.

Milani i kishte ofruar pagë 4.5 milionë euro për vit Donnarummas, por Raiola kishte kërkuar përfshirjen e një klauzole më të lirë nëse Milani nuk arrin të kualifikohet për Ligën e Kampionëve.