E enjtja pritet të jetë dita vendimtare për të ardhmen e portierit Gianluigi Donnaruma, pasi raportohet se agjenti i tij Mino Raiola do të takohet me Milanin për të diskutuar lidhur me një marrëveshje të re.
Kontrata aktuale e portierit skadon në qershor të 2018-s dhe deri tani nuk raportohet se është arritur ndonjë marrëveshje e re.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas medieve italiane, të enjten Raiola do të takohet me Milanin për të vendosur përfundimisht për lojtarin. Disa media raportojnë se marrëveshja përfshin pagën vjetore prej 4.5 milionë euro për një vit, plus bonuse.
Problemi i vetëm është kërkesa e Raiolas që të përfshihet një klauzolë më e vogël për largim, nëse Milani dështon të kualifikohet për Ligën e Kampionëve.