Presidenti i Federatës së Futbollit në Francë, Noel Le Graet, ka deklaruar se do të dëshironte që Zinedine Zidane të udhëhiqte një ditë kombëtaren franceze.
Zidane mori përsipër Real Madridin në fillim të vitit 2016 dhe fitoi për dy sezone dy herë titullin e Ligës së Kampionëve dhe një titull të La Ligës.
La Graet thotë se nuk mund të besojë se sa shumë ka pasur sukses Zidane për pak kohë si trajner.
“Besojmë që një ditë do të jetë i interesuar. Për momentin mendoj se ai ka akoma çka t’i japë Realit dhe klubi i përshtatet në përsosmëri”, ka thënë Zidane për “RMC”, transmeton Koha.net. “Nuk mund të besoj se çfarë po bën. Kam folur me të para dy ose tri vjetësh dhe e këshilloja të vinte te Bordueaxi ose diku tjetër, të nisë karrierën në një klub në Ligue 1 apo një klub më modest”.