Sport

“Bellerin dëshiron kalimin te Barça”

Mesfushori i Barcelonës, Denis Suarez, thotë se mbrojtësi i Arsenalit, Hector Bellerin, dëshiron rikthimin në Camp Nou.

22-vjeçari nënshkroi kontratë të re me Arsenalin në muajin nëntor të vitit të shkuar, por ka qenë i lidhur ngushtë me një rikthim në Kataloni javëve të fundit. Ai kishte thënë se i mungon familja, por në Twitter kishte shkruar se “mos besoni çdo raportim që lexoni”.

Megjithatë, Suarezi thotë se bashkëlotjari i kombëtares spanjolle dëshiron t’i bashkohet klubit spanjoll.

“Kam folur me Bellerinin, por nuk është situatë e lehtë sepse Arsenali i ka besuar shumë që kur ishte i ri”, ka thënë ai për “TV3”. “Është vendimi i tij dhe i Arsenalit. Në të vërtetë nuk e di çka do të ndodhë, por e di dëshirën e tij që të vijë”.