Ish-përzgjedhësi i Kosovës, Bylbyl Sokoli, të hënën, një ditë pas humbjes së thellë të Kosovës ndaj Turqisë (1:4), kritikoi ashpër punën e përzgjedhësit të tanishëm Albert Bunjaki. Por, të martën, profesori i kulturës fizike i ka dalë në mbrojtje.
Ish-trajneri i disa skuadrave në Kosovë dhe në Maqedoni nuk i ka dhënë të drejtë Besart Berishës të komentojë cilësitë e përzgjedhësit, Bunjaki. Ka thënë se punën e Bunjakit e vlerësojnë pedagogët e sportit dhe Federata e Futbollit e Kosovës si punëdhënësit e tij, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBerisha shpërtheu, të hënën, duke fyer e kritikuar Bunjakin dhe duke vënë si kush largimin e tij në mënyrë që ai të vazhdojë të luajë për Kosovën. Rasti i Berishës nuk është i vetmi te Kosova.
Në këto pak ndeshje që Kosova ka luajtur ka pasur disa lojtarë që kanë vendosur të mos i përgjigjen ftesës, ndërkohë që shumë të tjerë kanë vënë në dyshim zgjedhjet e trajnerit. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.