Ylli i Bayern Munichut, Douglas Costa, nuk ka qenë kurrë më afër kalimit te Juventusi, pasi raportohet se agjenti i futbollistit sot është takuar me krerët e Juventusit.
Junior Mendonza, sipas “Sky Sport Italia”, është takuar sot me drejtorin gjeneral të Juves, Giuseppe Marotta.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas raportimeve, Bayerni ka kërkuar 50 milionë euro për ish-yllin e Shakhtarit, por Juve synon të transferojë brazilianin për një çmim më të ulët.
Costa thuhet se ka kërkuar pagë shtatë milionë euro në vit.
“Tuttomercatoweb” raporton se edhe Interi po shpreson të transferojë Costan, por Juve është në “pole-position”.