Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fyerje e kritika për Bunjakin, që po e humb besimin e FFK-së

Përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaki, reagimin e parë të ashpër pas humbjes së thellë nga Turqia, 4:1, të dielën mbrëma, e mori nga disa shikues.

Teksa po futej në tunelin që dërgonte drejt dhomave të zhveshjes në stadiumin "Loro Boriçi" në Shkodër, disa shikues ofenduan rëndë Bunjakin, duke i kërkuar edhe dorëheqjen, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

E dorëheqja i është kërkuar vazhdimisht pas secilës prej pesë ndeshjeve të humbura gjatë eliminatoreve të Botërorit "Rusia 2018".

Bunjaki nuk reagoi në thirrjet e fyerjet e tifozëve. Ua fali një shikim dhe një buzëqeshje të lehtë. Dorëheqja nuk është në planet e tij. Këtë e ka përsëritur edhe të hënën në një intervistë për gazetën.

Por, me fyerjet e tifozëve në stadiumin e Shkodrës, nuk mbaroi sulmi ndaj tij. Ishte vetëm fillimi i kritikave e sulmeve, e që degraduan deri në fyerje të rënda. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.